E Enjte, 5 Nëntor 2026

Celibashi: Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje u realizua me sukses të plotë

Më shumë se rezultatet votimet e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit të këtij viti, do të mbahen mend për përdorimin e teknologjisë.
Veçmas në Vorë identifikimi, votimi dhe numërimi i votave u bë elektronikisht.
Si kurrë më parë një orë e gjysëm pas mbylljes së votimeve, u shpall rezultati. 
“Në Vorë, votimi u zhvillua nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik. Nga verifikimet mund të thuhet me bindje se ky proces është realizuar me sukses të plotë. Të paktën nga komunikimet me komisionerët nuk rezulton të ketë pasur asnjë lloj problematike”, shpjegoi kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.
Votimet e Vorës u vlerësuan edhe nga politika. Por tashmë i mbetet sërish asaj të tregojë vullnetin për zbatimin gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme, duke mbyllur përfundimisht një kapitull që ka sjellë shumë polemika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›