E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humbën në bashkinë e Shkodrës, regon PS: Shkodra do të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama

Socialistët kanë reaguar pas humbjes së bashkisë së Shkodrës. Rezultati i votimit në final tregoi se PS-ja e humbi bashkinë për më pak 2 mijë vota. Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, pasi ka vlerësuar kandidaten Majlinda Angoni për garën e saj, u shpreh se falenderon çdo banor të Bashkisë së Shkodrës për votën e dhënë për Partinë Socialiste dhe kandidaten e saj!

“Respekt për Majlinda Angonin, për betejën e saj dinjitoze dhe qytetare! Garanci për çdokënd që votoi apo nuk votoi për Partinë Socialiste se Shkodra do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama. Me shumë punë e reflektim, pas 1 viti do mund të bindim edhe ata që nuk na votuan dhe do të meritojmë drejtimin e punëve edhe në Bashkinë e Shkodrës!”, shkruan Gjiknuri

Rezultati i votave

Bardh Spahia 19976

Majlinda Angoni 18029

Xhemal Bushati 7565

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›