E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ukrainë/ Rusia bombardon konsullatën shqiptare të nderit në Kharkiv

Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë, e vendosur në qytetin Kharkiv, është shkatërruar nga bombardimet ruse. Lajmi është bërë i ditur nga nga ministria e Jashtme, në një njoftim në rrjetet sociale.

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Ministria e Jashtme, nuk dha informacione nëse nga prishja e godinës ka pasur viktima, ose të lënduar, por publikoi disa foto nga vendi i ngjarjes. Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është bombarduar e sulmuar rregullisht nga rusët që prej nisjes së pushtimit, më 24 shkurt. Presidenti rus Vladimir Putin, miratoi një dekret që e vendoste Shqipërinë në listën e shteteve jomiqësore me Rusinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›