Basha: Në 2 vitet e ardhshme, Tirana një prej qyteteve më të lakmueshëm
TIRANË - Me një investim prej 98 milionë lekësh ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës së “Dibrës”, nga qendra tek zona e njohur si “Farmacia 10”, me gjatësi 1365 metra linear.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i pranishëm në përurimin e rrugës, e cila është edhe një nga arteriet kryesore të kryeqytetit, tha se besimi i ndërsjellë mes qeverisë dhe bashkisë do të vijojë me ndërtimin e veprave të mëdha për kryeqytetin
“Kjo rrugë u projektua dhe u ndërtua me standardet më të mira në një kohë të shkurtër, kjo tregon se punë si këto dhe shumë më të mëdha se kjo, mund të realizohen falë bashkëpunimit mes qytetarëve-bashkisë –qeverisë”, - tha Basha.
Kryebashkiaku Basha veçoi ndër të tjera se “Ne jemi njerëzit e punës dhe jo të fjalëve, jemi njerëz të përgjegjësive dhe jo të justifikimeve, ndaj në 23 qershor qytetarët e kësaj zone, qytetarët e Tiranës do të konsolidojnë këtë model zhvillimi, i cili po funksionon për çdo qytetar të Tiranës. Nuk ka kënaqësi më të madhe se të bësh të mundur realizimin e projekteve të cilat sjellin një impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe këtë mundësi qytetarët ia dhanë vetes me modelin e zhvillimit që ata zgjodhën. Ju premtoj se ky është vetëm fillimi dhe së bashku me kryeministrin Berisha, Tirana dhe qytetarët e saj do të bëjnë të mundur që në 2 vitet e ardhshme jo vetëm të mbyllin plagët e hapura por do të ecim me shpejtësi për ta bërë Tiranën një prej qyteteve të lakmueshëm”, - tha Basha.
Rikonstruksioni i Rrugës së Dibrës, në Njësinë Bashkiake Nr 8 është një investim me vlerë 98 milionë lekë, gjatësi rreth 1,4 km dhe gjerësi nga 10.50 deri në 14 metra. Rikonstruksioni ka mundësuar trotuarë në të gjithë gjatësinë, të cilët nuk janë më të ngushtë se 2 metra. Është ndërhyrë në ndërtimin e sistemit të kanalizimeve, vendosjen e 112 copë ndriçuesve rrugorë, mbjelljen e 350 fidanëve të llojit bli, vende parkimi për automjete etj. Rehabilitimi ka prekur të gjithë shtresat nëntokësore, rehabilitimet e rrjetit të kanalizimeve të ujësjellësit. Rruga e Dibrës do të jetë arterie kryesore e qytetit, në kuptimin e transportit publik dhe në veçanti, të parapërgatitjes për projektin e tramit, një ndër arteriet e rëndësishme të linjës Kinostudio-Kombinat janë zhvendosur të gjithë kabllot ajrore.
(er.nu/BalkanWeb)