E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kandidati i PLL, Edmond Petraj largohet nga gara, bashkohet me LSI

FIER – Kandidati për deputet i PLL-së në Fier, Edmond Petraj, largohet nga gara dhe bashkohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Petraj tha se largohet nga aleanca e djathtë, pasi “vetëm me largimin e kryeministrit Berisha fillon demokracia në Shqipëri”. Edmond Petraj theksoi se tashmë mbështetësit e tij do të votojnë LSI-në.

“Politika e djathtë sot ka prodhuar vetëm shterpësi. Çdo votë njëlloj si të mbash me oksigjen një kufomë.”- tha Petraj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›