Basha: Në 23 qershor, Vora do t’i thotë po alternativës së djathtë
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe kryetar i shtabit elektoral të PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit, për qarkun e Tiranës, Lulzim Basha, falenderoi sot në mbrëmje , banorët e Vorës për mbështetjen që vazhdojnë t’i japin Partisë Demokratike, me votën e tyre, për të çuar përpara zhvillimin e Shqipërisë.
I pranmishëm të hënën në Vorë, në tubimin elektoral, në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PD-së për zgjedhjet e 23 Qershorit, Basha tha se, Vora dhe e gjithë Shqipëria është e vendosur të ecë përpara drejt alternativës së punësimt dhe mirëqenies, me kryeministrin Sali Berisha në krye.
“Jemi alterntativa e ndërtimit të rrugëve, punësimit, spitaleve, udhëtimit pa viza në Be, hyrjes në NATO dhe së shpejti hapjes së negociastave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE”, tha Basha para simpatizantëve dhe mbështetësve të shumtë të PD-së në Vorë.
Basha tha se në këto zgjedhje, alternativa tjetër është ajo e cila do të çojë pas Vorën dhe Shqipërinë.
“Me bllokimin që i bëri statusit të vendit kandidat për në BE, për ambiciet e tij personale, Rama bllokoi 150 milionë euro grante për Shqipërinë. Do të kishim më shumë të punësuar në se interesat e Ramës nuk do të vendoseshin mbi i nteresat e shqiptarëve", tha Basha.
Ai akuzoi liderin e opozitës se pas bllokimit të tre ligjeve, të votuara vetëm pak ditë më parë, të cilat edhe nuk i përshëndeti, Rama bllokoi amnistinë fiskale.
Në 23 qershor, Vora do t’i thotë po PD-së dhe kryeministrit Berisha, për një fitore të saj në zgjedhjet e 23 Qershorit”, tha Basha.
(m.a/BalkanWeb)