E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Ne Tirane po konsolidohet tradita e Veres

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë sot, në ceremoninë e hapjes së “Festivalit të Verës”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe dhënies së çmimeve për verën më të mirë shqiptare në 3 varietet; e kuqe, e bardhë, e stazhionuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha theksoi se ky festival vere po kthehet në një traditë të kryeqytetit, sikundër shprehu besimin, për shtrirjen e saj anembanë qytetit dhe kjomundwsi tw kthehet nw njw ritual tw përvitshëm për qytetarët.
Ai ka ftuar qytetarët e Tiranës por edhe ata nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi të përfitojnë nga mundësia për të pasur në koleksionin e tyre një verë të blerë në 100 vjetorin e Pavarësisë, e cila do të ketë një vlerë të pakrahasueshme nw vitet e mëvonshme.

“Jam i sigurt që në 28 kantinat do të kemi një ofertë të madhe dhe bujare, sikundër jam i sigurt që sasia totale e verës, e prodhuar nga vreshtat, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë do të jetë e pamjaftueshme, për të kënaqur dëshirën e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, për ta provuar atë në të gjithë këto ditë festash, deri në festat e fundvitit apo për ta ruajtur atë nëpër qilarë, qoftë për vitet e mëvonshme, qoftë për t’ua treguar si një suvenir krenarie, nipërve dhe stërnipërve, verën e 100 vjetorit”- theksoi z. Basha.

Me çmimin e parë, për varietetin e verës së kuqe u vlerësua kantina “Kokomani” (Durrës); për verën e bardhë, kantina “Arbri” (Mirditë) dhe për verën e kuqe të stazhionuar, kantina “Belba” (Kavajë).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›