E Diel, 1 Nëntor 2026

Nene Tereza nderohet ne Katedralen Westminster Abbey ne Londer

Nënë Tereza nderohet në Katedralen Westminster Abbey në Londër.
Takimi përkujtimor u organizua në vazhdën e aktiviteteve për të transmetuar e promovuar vlerat e shenjtores shqiptare nga Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza“ në bashkëpunim me Lordin Watson të Rchmondit

“Nënë Tereza është cilësuar si njeriu që bëri profesion dashurinë, ishte Shenjtorja e kohërave moderne. Ajo shpesh thoshte: "Më mirë ndiz një qiri se sa të mallkosh errësirën." Nënë Tereza është shqiptare. Ajo lindi dhe u rrit në një familje shqiptare në ballkanin e trazuar të fillimit të shekullit 19-të. Nënë Tereza i përket kulturës, traditave e virtuteve shqiptare, ajo u rrit e u edukua nga familja e saj me mikpritjen ndaj miqve, me kulturën e ndihmës për ata që kanë nevojë, me ndjenjën e sakrificës për njerëzit”

Për Lordin Ëatson I Richmondit Nëne Tereza na bëri të shohim njerëzimin në një tjetër mënyrë.

“Këtu në muzeun e Katedrales Ëestminster Abbey jemi të rrethuar nga kujtimet e burrave dhe grave të famshme, të cilët i shërbyen këtij vendi gjithashtu, si mbretëresha Elizabet e parë dhe Admirali Nelson.
Nënë Tereza i shërbeu botës duke parë tek çdo qënie njerëzore fytyrën e Zotit pa marrë parasysh sa të varfër, të sëmurë apo të lënduar ishin. Ajo kishte gjak shqiptar dhe i ka shërbyer atij vendi, jo duke punuar për të, por duke na mundësuar neve ta shohim njerëzimin në një mënyrë tjetër. Ndihem i privilegjuar që jam përfshirë në këtë ekspozitë përkujtimore dhe mirënjohje për të gjithë ata që bënë të mundur këtë.

Fondacioni Kulturor Nënë Tereza u dhuroi të ftuarve në këtë aktivitet albumin “Nënë Tereza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›