Shqiperi- Azerbajxhan thellim i bashkepunimit mes vendeve
Kryeministri Berisha priti sot ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Azerbajxhanit, zotin Abulfaz Garayev.
Ministri Garayev, si përfaqësues zyrtar i Republikës së Azerbajxhanit në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, i shprehu Kryeministrit urimet për festën e pavarësisë. Gjithashtu, ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë për t’u intensifikuar, jo vetëm në aspektin ekonomik, por me rëndësi edhe në aspektin kulturor mes dy popujve.
Në këtë kuadër, dje u nënshkrua edhe një marrëveshje ndërmjet ministrave të Kulturës e Turizmit të të dy vendeve, në bazë të së cilës parashikohet një shkëmbim intensiv eksperiencash e praktikash në fushën e kulturës dhe turizmit.
Kryeministri Berisha e falënderoi ministrin Garayev për prezencën e tij në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë dhe shprehu bindjen për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, historia e të cilave është karakterizuar rrënjësisht nga diversiteti kulturor dhe toleranca.