Në Llap rreth 40 raste të zjarreve vetëm për 2 javë

Podujevë, 29 gusht – Zjarrfikësit e Podujevës kanë thënë se janë shtuar me të madhe rastet e zjarreve në rajonin e Llapit. Sipas shefit të shërbimit të zjarrfikësve, Milaim Ajvazi, vetëm prej 10 deri më 26 gusht kanë pasur afër 40 intervenime.
“Kemi një shtim të rasteve të zjarreve, ku brenda 24 orëve kemi nga 2 deri në 5 zjarre. Vetëm prej datës 10 gusht deri më 26 kemi pasur 34 raste të zjarreve, ndërsa 43 brenda këtij muaji. Në krahasim me vitin e kaluar gjatë kësaj periudhe, sivjet kemi rritje të rasteve të zjarreve për 25 për qind”, ka theksuar shefi i zjarrfikësve në Podujevë.
Milaim Ajvazi thotë se 90 për qind e këtyre rasteve janë djegie të hapësirave fushore me hamullore dhe barishte dhe se sipas tij, dëmet deri tash kanë qenë minimale.
“Jemi duke vepruar me një staf nën minimal prej 16 vetave dhe me pajisje të stërvjetruara, ndërsa Llapi ka 78 fshatra me një hapësirë mbi 60 mijë m2, që është vështirë të mbulohet. Por, fatmirësisht deri tash nuk kemi pasur ndonjë rast që nuk kemi mundur ta kryejmë si duhet dhe gjashtu edhe dëmet kanë qenë minimale”, ka thënë ai.
Shefi i zjarrfikësve në Podujevë ka theksuar se ata janë në gjendje gatishmërie të intervenojnë në çdo kohë dhe se pas shtimit të rasteve kanë ndalë edhe pushimet vjetore të zjarrfikësve.