Bashkia:Korrupsioni i qeverisë,i faktuar

Pas akuzave nga PD për kryebashkiakun Edi Rama për gjobvënie deri në 100 milionë euro ka reaguar Bashkia e Tiranës.
Joana Bushi, zëdhënëse e Marrëdhënieve me Publikun tha se nga ana e Partisë Demokratike po dëgjohen vetëm shpifje në një kohë që faktet e korrupsionit qeveritar po dalin në dritë.
"Sali Berisha i kujton shqiptarët për budallenj dhe nxjerr gjithshfarë lepujsh që vjellin vrerë e hedhin baltë, por shqiptarët dinë ta dallojnë shpifjen nga akuzat e vërtetuara me fakte për korrupsion", tha ajo.
Bashkia pohon se të mos përballesh me akuzat e provuara të korrupsionit si në rastin e ministrit Prifti, ministres Bregu dhe deputetes Vokshi është thjesht dhe vetëm frikë , shenjë e qartë se Saliut dhe familjes në pushtet i ka hyrë lepurin në bark.