Alibeaj:Rama gjoba 100 mln euro

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Rama hesht pavarësisht dokumentave të publikuara që tregojnë aferat e tij. Sipas Alibeajt kryebashkiaku prej 3 javësh nuk del nga strofkulla edhe pse deputetja Vokshi ka publikuar fakte kundër tij. "Prej tre javësh Rama hesht . Ai hesht për dokumentat e publikuara nga deputetja Vokshi ashtu si hesht edhe për ndërtimin e 12 kullave 30 katëshe tek Liqeni në një kohë kur OBSH ka dhënë alarmin se për shkak të ndotjes së ambjentit qytetarëve të Tiranës i shkurohet 2 vjet jetë", tha Alibeaj.
Sipas tij Rama ka prerë gjobë në vlerë 100 milionë euro për një nga zhvilluesit e Tiranës. "Kjo tregon shifrën marramendëse që merr Edvin Rama përmes Tan Leprit", theksoi Alibeaj.
Sipas tij Rama ka prerë gjobë në vlerë 100 milionë euro për një nga zhvilluesit e Tiranës. "Kjo tregon shifrën marramendëse që merr Edvin Rama përmes Tan Leprit", theksoi Alibeaj.