Basha: Vendimi për vizat, në tetor
Tetori pritet që të jetë edhe muaji që do të vendoset për lëvizjen e lirë të Shqiptarëve në zonën Shengen. Ministri i brendshëm Lulëzim Basha gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin e 10 në Salsburg të Austrisë pati edhe bisedime dypalëshe ku ka deklaruar se tashmë janë vetëm disa hapa teknikë dhe pikërisht tetori ose fillimi i nëntorit do të jetë edhe afati kohor për të marrë një vendim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në fjalën e tij kërkoi që për procesin e lehtësimit të lëvizjes së lirë në vendet e Ballkanit Perëndimor të mos ketë asnjë të përjashtuar, por edhe qytetarët kosovarë dhe Kosova të jenë pjesë e këtij procesi.
Në Forumin e 10 të Salzburgut ishin të pranishëm ministrat e brendshëm të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Polonisë, çekisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë.
Në forum u diskutua gjerësisht mbi zgjerimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit policor mes të gjithë vendeve për të rritur efikasitetin e luftës kundër kriminalitetit.