E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut, vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit

KUKËS- Si pasojë e reshjeve të shiut të nisura që ditën e djeshme, janë krijuar vështirësi në qarkullim në rrugën e Kombit.

Të gjithë shoferët që kalojnë në këtë rrugë duhet të kenë parasysh se në disa segmente të saj ka përmbytje dhe në disa të tjera rrëshqitje dherash e gurësh.

Raportohet se në një pjesë të veçantë të segmentit Fan-Reps ka përmbytje, prandaj nuk mund të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë.

Në disa segmente të tjera ka rrëshqitje dherash dhe gurësh, si pasojë e mungesës së mureve mbrojtëse.

Gjithashtu bëhet me dije se Në Rrugën e Kombit nuk ka asnjë mjet pastrues ose fadromë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›