Ikën Keltis Kruja, prefekte e Qarkut të Tiranës emërohet Ajlona Mansaku
TIRANE- Përmes një vendimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, Aljona Mansaku është emëruar prefekte e Qarkut të Tiranës. Emërimi i saj vjen për shkak të largimit të ish-prefektit Keltis Kruja, i cili aktualisht është zgjedhur deputet i parlamentit të ri.
Vendimi për emërimin e Mansakut është marrë në datën 29 gusht dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërkohë që ditën e djeshme është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.
"Në mbështetje të nenit 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4 të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002 'Për prefektin', me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Aljona Mansaku emërohet prefekte e qarkut Tiranë", thuhet ndër të tjera në vendimin e Këshillit të Ministrave. Më herët Mansaku ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që ka dhënë dorëheqjen dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Megjithatë, detyra e saj e re nuk do të jetë për një kohë shumë të gjatë, për shkak se qeveria e re pritet të bëjë edhe emërimet e reja për postin e prefektit.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)