Basha Nje qytet me i mire deshire qe do te prevaloje mbi cdo vullnet tjeter
"Ky vend ka një kushtetutë, ka ligje dhe jam i bindur se kushtetuta e ligjet dhe dëshira e qytetarëve për ta parë qytetin e tyre më mirë do të prevalojë mbi çdo vullnet tjetër”.
Ky ishte qëndrimi i kreutë Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kundrejt interesimit të gazetarëve mbi deklaratat e kreut të PS-së, qe shprehu se me ardhjen në pushtet do të anulonte projektet e bashkisë. Këtë deklaratë, kryebashkiaku Basha e bëri sot gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e kopshtit numër 35 në Tiranë. Me një investim prej 17.3 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e kopshtit numër 35. Godina e kopshtit e ndërtuar në vitin 1970 është e amortizuar, të gjithë ambientet kanë prani të lagështirës dhe mungon ngrohja qendrore. Projekti i rikonstruksionit të këtij kopshti, i cili do të përfundojë brenda 6 muajsh parashikon riorganizimin e ambienteve të brendshme, ribërjen e shtresave të dyshemesë, ku ambientet e ndenjes dhe të fjetjes do të shtrohen me parket, muret e e jashtme do të vishen me kapotë termike, do të ndërtohet sistemi i ngrohjes qendrore, ndërsa kaldaja do të vendoset ne një dhomë të posaçme, jashtë objektit. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka bërë të ditur se ky investim do të pasohet me rikonstruksionin e 5 kopshteve dhe 2 shkollave të tjera, në javët në vijim. “Sot fillon rikonstruksioni i kopshtit, në këtë lagje të vjetër të Tiranës. Kopshti po kështu është vjetruar në çdo parametër, kapacitetet që janë tërësisht të pamjaftueshëm për nevojat e lagjes, në cilësinë e shërbimit, ka mungesë totale të kushteve elementare, siç është ngrohja qendrore por edhe në parametrat e tjerë që kanë të bëjnë me sistemimin e ambienteve të brendshme, me shtimin e kapaciteteve për fëmijët, ndërtimin e kuzhinave të reja, dhomave të reja, të pajisjes së tyre me standardet më të fundit të BE. Ky kopsht i paraprin 6 investimeve të tilla, në kopshte që do të hapen gjatë javëve të ardhshme dhe dy shkolla. Me këtë paketë investimesh, Bashkia e Tiranës synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit në kopshtet e kryeqytetit si dhe të përparojë me programin e vet të rinovimit të shkollave dhe cilësisë së ambienteve të shkollave dhe ndërtimit të shkollave të reja në qytetin e Tiranës, program i cili po investohet me fondet e buxhetit të Bashkisë së Tiranës dhe që do të njohë një zgjerim të mëtejshëm në muajt dhe vitin tjetër” – deklaroi Basha.