Mbeshtetja e BE ne menyre qe te vihet ne zbatim agjenda europiane
Abasadori i BE, Ettore Sequi zhvilloi sot një takim me kreun e PS-së, Edi Rama. I pranishëm në selinë e kësaj partie që paraditen e sotme ambasadori Sequi zgjodhi që të përçonte personalisht mesazhin e bashkimit Europian për kreun e koalicionit fitues në zgejdhjet parlamentare të 23 qershorit.
“Urova Ramën, PS dhe koalicionin e majtë për fitoren. Ne diskutuam për të ardhmen europiane të vendit. I theksova Ramës mbështetjen e BE në mënyrë që të vihet në zbatim axhenda e procesit integrues të SHqipërisë në familjen evropiane. Vlerësoj frymën e kompromisit, si një element të ri në këtë koalicion dhe në qeverisjen e re”, vuri në dukje Sequi, gjatë një prononcimi për shtyp dhënë menjëherë pas përfundimit të takimit mes tij dhe kreut Rama.
Njëkohësisht ambasadori theksoi dhe njëherë faktin se dyert e BE janë të hapura për vendet e Ballkanit, por, sipas tij, gjithçka varet nga procesi i meritës.
“Është vështirë të bëhen parashikime. Procesi i integrimit bazohet tek merita dhe nuk është hera e parë që unë e përsëris këtë. Ky process ka rregulla të qarta dhe të njëjta për të gjitha vendet aspirante. Ato që mund të them unë janë dy gjëra: Unë kam besim të plotë që Shqipëria i ka potencialet në mënyrë që të arrihet në këtë proces në kohën e duhuru. Unë shpresoj që statusi i vendit kandidat të jetë edhe arritja e parë në këtë rrugëtim dhe që sipas mendimin tim do të jetë edhe një hap motivues për Shqipërinë”, u shpreh Sequi.