E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Lac per arsye sigurie hetimi ne Prokurorine e Krimeve te Renda

Me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, Prokuroria për Krime të Rënda është autorizuar të hetoje vrasjen e ndodhur në Laç ditën e zgjedhjeve, ku për pasojë u vra shtetasi Gjon Gjoni si dhe u plagosën Kastriot dhe Mhill Fufi. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për “ABC NEËS” nga organi qendror i akuzës, sipas të cilit, kalimi i dosjes për hetim te Krimet e Rënda është bërë për arsye sigurie. Frika e ndonjë hakmarrje ndaj hetuesve të prokurorisë apo vështirësia e hetimit nga policia e Laçit, ka bërë që kryeprokruori Llalla të transferojë dosjen në Tiranë.
Sipas të dhënave hetimore, mësohet se janë shoqëruar dhe pyetur në polici mbi 20 persona, të cilët në momentin e vrasjes ndodheshin në vendin e ngjarjes, por asnjëri prej tyre nuk pranuar të flas për ekzekutorin, duke justifikuar se nuk e kishin mendjen në momentin e vrasjes nga ana tjetër, sipas zyrtarëve të akuzës, thuhet se të gjithë të pranishmit e njohin autorin e vrasjes por nga frika e hakmarrjes nuk pranojnë të dëshmojnë për grupin hetimor, e vetmja provë që pritet t’i ndihmojë prokurorët në identifikimin e ekzekutorit, janë disa gjurmë gjaku të gjetur në vendin e ngjarjes që janë dërguar në larborator për ekzaminim krahasues me disa të dyshuar të shoqëruar në polici.
Ngjarja ku mbeti i vrarë Gjon Gjoni, ka ndodhur pranë Shkollës së Mesme “At Shtjefen Gjecovi” në Laç, ku u plagos edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike Mhill Fufi dhe vëllai i tij, Kastriot Fufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›