Kohezgjatja e marreveshjes politike me Edi Ramen

Më 22 prill Ilir Meta dhe Edi Rama nënshkruan marrëveshjen për koalicion parazgjedhor. Në intervistën dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, në TV Klan, kreu i LSI-së tha se pakti do të zgjasë 8 vjet.
Nga ndarja e tortës së pushtetit mes PS-së dhe LSI-së, për momentin është zbuluar që Edi Rama do të drejtojë qeverinë, ndërsa Ilir Meta Kuvendin. Por, ky i fundit garanton se kabineti i ri nuk do të ndahet secili ministër për llogari të tij.
Por e ardhmja politike dhe karriera e Ilir Metës ngjall interes.
Sa i takon dallimeve programore mes PS-së dhe LSI-së, siç janë taksat, koncesionet apo plani i Tiranës, Meta tha se për këto do të diskutohet që gjithçka të bëhet në bazë të ligjit.