Berisha: Votoni Vloren turistike te Mesdheut Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, kerkoi dje votat per koalicionin "Aleanca per Qytetarin" ne Vlore, duke premtuar punesim, zhvillim, Vloren turistike. I pranishem ne tubimin elektoral ne kete qytet, kreu i qeverise Berisha beri thirrje qe me 8 maj, shqiptaret te votojne per Vloren, si nje nga qytetet turistike me te bukura ne Mesdhe. Nderkohe qe nuk harroi te ftoje te gjithe shqiptaret, qe te behen pjese e kesaj aleance. "Nje thirrje miqesore u adresojme atyre qe na ndjekin, bashkohuni me ne, me alternativen tone, Vloren tone. Tek ne ka vend per secilin prej jush, ju presim me dinjitet dhe duam vizionin dhe perkushtimin tuaj",-tha Berisha, duke mos thene as edhe nje fjale te vetme per opoziten apo kundershtarin e tij Edi Rama ne kete manifestim. Kryeministri premtoi se me fitoren e Ardian Kollozit, ne kater vitet e ardhshme, Vlora do te jete e bukura e dheut dhe do te realizohet endrra e gjithe shqiptareve, Shqiperia vend modern i zhvilluar. "Arma jone sekrete, eshte besimi tek ju, tek forca juaj, energjia juaj. Ne vijme tek ju e perulemi me nderim te madh, sepse kemi besim se ne zemrat tuaja qendron forca e shnderrimit te cdo problemi, ne zgjidhjen e tij", theksoi kryeministri. Ai theksoi se ne vitet e kaluara, u arrit qe Shqiperia te jete ne krye te zhvillimeve turistike. Me keto ritme, Berisha premtoi se ne kater vitet qe vijne, shume me teper do te behet, per Vloren si nje qytet i zhvilluar ne Mesdhe. "Per ne, 8 maji, nuk eshte nje verdikt per te shkuaren, nje ndeshkim per disfaten, eshte nje zgjedhje per te ardhmen me te bukur, me te merituar. Ndaj te gjithe shqiptaret, ne 8 maj, shkoni e votoni, certifikoni dhe vleresoni bindjet tuaja se Vlora mund te behet nje nga qytetet me te zhvilluara te Mesdheut", beri apel kryeministri. Ai ftoi te gjithe vlonjatet qe ne 8 maj, te zgjedhin dhe te vendosin ne piedestal veten e tyre, moralin e tyre. "Zgjidhni Vloren turistike te Mesdheut. Zgjidhni Vloren e shkollave evropiane, e kampusit te ri universitar, arsimit dhe progresit. Plan turistik me modern brenda 6 muajve te pare. Votoni Vloren, kryeqytetin e kombit ne 100-vjetorin e pavaresise", u shpreh Berisha. Kryeministri tha do te ndertohen ujesjellesit, kanalizimet dhe do te ndertohet cdo rruge e rrugice ne kete qytet. Si dhe premtoi se ashtu sic u bene realitet endrrat e shqiptareve per Shqiperine anetare ne NATO, levizjen e lire, ashtu edhe do te realizohet Shqiperia e zhvilluar. "Ne 8 maj, votoni per Vloren kantier punesimi, per Vloren kryeqytet te kombit, Vloren e idealeve dhe biznesit", theksoi Berisha.
Kollozi: "Tramvaj, unaze dhe transport cilesor do te kete per Vloren"
Kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Ardian Kollozi premtoi dje ne Vlore se vetem gjashte muaj pas zgjedhjeve, me votimin e tij ne krye te bashkise se Vlores, ndryshimet do te jene te prekshme. Sipas tij, vetem pas gjashte muajsh nga zgjedhja e tij ne krye te bashkise, Vlora do te kete planin e saj urbanistik. "Cdo zhvillim i metejshem qe do te behet ne Vlore me pas, do te jete sipas planit urbanistik. Do te ndertohet unaza e madhe dhe e vogel, tramvaj, transport cilesor", premtoi dje Kollozi. Sipas tij, ne kater vitet e ardhshme, ne Vlore do te kete shtim te zonave te gjelbra, pastrim te cdo zone te qytetit. "Ti heqim vellon e betonit qe na ka mbuluar detin", tha ai.