Topi: Kjo fushate iku pa debat" Rozeta Rapushi
Vetem kater dite para zgjedhjeve Presidenti Bamir Topi, kerkon me shume protagonizem te kandidateve, perballje te tyre mbi idete e vizionim. Gjate nje takimi me perfaqesues te Parlamentit Rinor, Topi tha se forca e argumentit te ben te fitosh, por edhe nese nje pale nuk fiton ajo duhet te pranoje verdiktin. "Une do te kisha preferuar qe per cdo qytet, pa marre nje qytet konkretisht, te mos kishte thjesht nje debat midis kandidateve, te kishte disa, sepse problematika e nje qyteti nuk mund te mbyllet thjesht ne komunikim me qytetaret, qofte fizikisht, gjithsesi ai eshte shume i rendesishem. Por duhet te kete perplasje te vizioneve, perballje te vizioneve", tha Topi. Sipas tij, "ne rast se ne mendojme qe i mbyllim keto me nje debat, edhe atehere themi qe kemi pamjaftueshmeri.
Duhet te kete disa debate. Fatkeqesisht, kjo periudhe e fushates elektorale iku pa debat".
Topi ka nenvizuar se Shqiperia ne keto zgjedhje dhe zhvillimin e mire te tyre, duhet te behet e mundur qe te merret nje vleresim pozitiv ne raportin e Komisionit Evropian. "Te mos japim shembuj qe nuk jane per nje vend evropian. Meria nuk duhet te jete per nje qytetar te Evropes! Jo! Forca e argumentit te ben qe te fitosh, por edhe po nuk fitove, duhet te mendosh qe ky eshte verdikti, duhet ta pranosh", keshilloi kreu i shtetit. Ai permendi se ndryshe nga zgjedhjet e pergjithshme politike, keto konsiderohen zgjedhje administrative, por jane mjaft te rendesishme, sepse jane zgjedhje, te cilat rinovojne institucionet e kryetareve te bashkive dhe komunave, rinovojne parlamentet lokale, te cilet konsiderohen qofte Keshilla Bashkiake ashtu edhe komunale. Ndaj, Topi theksoi se ne keto zgjedhje, cdo qytetar ne Shqiperi, cdo institucion ka kontributin e vet, por ne radhe te pare, kontributi per te realizuar zgjedhje te lira, te ndershme eshte tek partite. "Performanca e partive, e kandidateve te tyre do te bejne te mundur qe ne te marrim note pozitive, qe kur te hartohet Raporti i Komisionit Evropian te kemi nje vleresim pozitiv dhe jo vleresime, te cilat jane te nje natyre shume relative. Ne kemi pare dhe vazhdojme te shohim nje perballje te ashper, ndoshta jo dhe aq shume te kandidateve midis tyre, por te stafeve", vijoi ai. Kreu i shtetit kritikoi komunikimin e ashper mes kandidateve e cila sipas tij transmetohet tek ambienti publik ne menyre te tille qe vjen e perkthehet edhe ne momente dhune. "Pra ajo qe eshte e papranueshme ne realitetin tone eshte perdorimi dhunes, pavaresisht nga votimi, por ajo qe eshte shume e rendesishme dhe deshiroj ta ndaj me ju sot dhe ta percjell tek politikanet, tek ata qe angazhohen drejtperdrejt me stafet e kandidateve, tek vete kandidatet, pavaresisht se konkurrojne per bashki apo komuna, qe te injektojne nje klime te qete ne permbyllje te fushates", tha Presidenti Topi.
Kritika
"Dhuna nuk tregon asgje tjeter, tregon vetem injorance". Keshtu u shpreh dje Presidenti Bamir Topi, duke theksuar se Shqiperia e vitit 2011 nuk duhet te kete raste dhune ne kete fushate elektorale. Ai kerkoi qe te gjithe, te permbajne veten.