Basha: Nuk do lejojmë rritjen e çmimeve për festa

Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit dhe tregtar, ku diskutoi për shkaqet që çojnë në abuzimin me çmimet, një çështje shqetësuese për konsumatorët.
"Besoj tek tregu i lirë, nuk besoj në asnjë mekanizëm tjetër, përveç tregut të lirë, për të vendosur çmimin. Kurrë nuk do të lejojmë që të ktheheshim në një institucion që dikton çmimet dhe t’i influencojë ato me politika jashtë tregut. Por rregullat e tregut të lirë, nuk kanë për qëllim që të dëmtojnë interesat e qytetarëve. Për këtë çështje, ka një kuadër ligjor dhe moral që do të zbatohet plotësisht dhe fenomeni i spekulimeve nuk do të lejohet më”, u zotua Basha.
Në kuadër të këtij zotimi, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe një task- forcë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë bashkiake të Tatim- Taksave, Policinë Bashkiake, për të evidentuar subjektet që abuzojnë me çmimet.
"T’i kthejmë Shqipërisë, të paktën këtë vit, standardet evropiane të sjelljes së tregtuesve karshi konsumatorëve në festat e fundvitit", deklaroi kryebashkiaku./Start/
2011-12-10 16:41