E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, kritika ndaj kryeministrit

Burime pranë liderit të liberal-demokratëve thanë për BBC se Kleg ka kritikuar shefin e qeverisë, se lëvizja e tij nuk ka qenë në të mirë të interesave kombëtare.

Duket i çuditshëm qëndrimi Kleg, i cili fillimisht e mbështeti mospjesëmarrjen në traktatin e ri evropian dhe u bë pjesë e bisedimeve për qëndrimin që duhej mbajtur.

“Sipas Kleg, mënyra se si Kamerun veproi në Bruksel, ngjau me një shfaqje politike. Përdorimi i vetos nga ana e tij, e izolon vendin. Rruga që ai duhet të ndiqte, do të kishte qenë bashkëpunimi me vendet e Eurozonës”, citoi “BBC” personin pranë liderit liberal.

Deklaratat e fundit sjellin një përçarje të madhe në koalicionin qeverisës, pasi dy partitë kryesore të jetës politike në vend ndajnë një qëndrim krejtësisht të ndryshëm mbi raportet që duhen vendosur me partnerët evropianë.

Qëndrimi i Kamerunit, është mbështetur edhe nga euroskeptikët, të cilët argumentojnë se si një vend që përdor paundin, Britania nuk ka përse të përfshihet në problemet e Eurozonës. /L.F/Start/

                                                                                             2011-12-11 12:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›