E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një shtetas për plagosje të rëndë

Në pranga ra Alfred Sulaj, 36- vjeç, banues në Kashar.

Kapja dhe më pas arrestimi i tij u krye në Kashar sepse dysohet se në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta prerëse (thikë), 34 vjeçarin Dashamir Sorra, me banim në Kashar.

Nga këqyrja në vendin e ngjarjes u gjetën e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë mod.54, me një krehër me 6 copë fishekë. Materialet hetimore në ngarkim të tij u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-21 09:17
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›