E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët takojnë Ramën; Arvizu: Qytetarët të ruajnë qetësinë

Pas takimit që zgjati rreth 2 orë, ambasadori i SHBA-së, Arvizu, kujtoi për mediat qëndrimin e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Filip Gordon, i cili u ka bërë thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri të respektojnë procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë. “Qytetarët duhet të rrinë sa më qetë që të jetë e mundur”, tha Arvizu, në një prononcim të shkurtër menjëherë pas takimit me kreun e PS-së.

Përmes një deklarate të publikuar nga “Zëri i Amerikës, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Gordon, theksoi se “dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë, ose nënkupton akte dhune, nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë”.

Gordon nënvizon rëndësinë që “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë funksionin e tij në mënyrë konsistente dhe transparente, në përputhje të plotë me ligjin, për të krijuar besim tek populli dhe për të garantuar integritetin e mandatit të këtij institucioni”.
/Start/

                                                                                             2011-05-20 21:25
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›