E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Procesi ka rreshqitur nga binaret e ligjit

Kryetari i PS-se pershendet mbremjen e djeshme raportin e hartuar sefundmi nga misioni i ODHIR-it


Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pershendeti dje misionin e ODHIR-it per raportin. Sipas tij ky raport tregon qarte pa asnje ekuivok se ne aspektin ligjor e procedural KQZ-ja ka ndryshuar rregullat e lojes tre dite pas numerimit publik te votave kur ka informuar edhe vete misionin per fitoren e tyre me 10 vota. Ne nje komunikim per mediat mbremjen e djeshme kryesocialisti theksoi se ndryshimi i rregullave te lojes ka ardhur pas kerkeses publike te Saliut e zedhenesve te tij dhe gjithcka ka rreshqitur nga binaret e ligjit e te moralit institucional te KQZ-se. Pasi i ka trajnuar komisioneret qe ti konsiderojne te pavlefshme votat e hedhura ne kuti te gabuara dhe pasi ka shkelur ne teresi cdo sens ligjor procedural e logjik nen trysnine e Saliut Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka shkaterruar procesin per te nxjerre humbesin fitues. Madje jo thjesht me vota te numeruara nga kutite e gabuara po edhe me vota te hedhura ne ato kuti pas mbarimit te gares nga hajdutet e manipulatoret e Saliut - deklaroi Rama. Gjithashtu ai falenderoi trojken e ambasadoreve per angazhimin e vazhdueshem ore pas ore ne funksion te vezhgimit te ketij procesi qe pasi ka habitur shqiptaret po habit mbare boten duke marre dhene ne median nderkombetare. Per liderin e opozites nuk ka asgje gjase qe bota demokratike ta gelltise kete gjelle te qelbur te kuzhines se pushtetit te vjedhur. Lideri i socialisteve shprehur vendosmerine per te marre hakun qe u takon fitoren qe populli i dha me vote e Saliu ta harroje se mund ta marre e ta gezoje ne tavolinen e kuzhines se tij. Do te vazhdojne pa u ndalur perpjekjet tona ne rrugen e ligjit e ne rrugen e revoltes qytetare krah per krah me njerez te lire e te forte jo per vete po per te gjithe edhe per ata qe Saliu i ka trembur e i tremb perdite me buken e gojes me pafuqine blerese me varferine e madhe me papunesine e me padrejtesite e frikshme - theksoi kryetari i PS-se. Sipas Rames sa me shume mendja e tij e shthurur shthur procesin zgjedhor ne Tirane dhe thur gardhet e policeve per te mbrojtur KQZ-ne pallatin e pushtetit vete shtepine e tij aq me shume del ne pah jo forca po kalbezimi qe e gerryen cdo dite kete pushtet te vjedhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›