E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama akuza KQZ-së: Ndryshoi rregullat 3 ditë pas rezultatit

Në një dalje para medieve mbrëmjen e së premtes, pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri, Rama vijoi me akuza ndaj KQZ-së, që, sipas numrit një të Partisë Socialiste, po manipulon rezultatin.

“Përshëndesim me respekt dhe mirënjohje OSBE/ODHIR-in për raportin e sotëm që tregon qartë se në aspektin ligjor, KQZ-ja ka ndryshuar rregullat e lojës tri ditë pas rezultatit. Ndryshim ka ardhur pas kërkesës së Saliut. Pasi ka trajnuar komisionerët që të konsideronin votat e hedhura në kutitë e gabuara, po nën trysninë e Saliut Komisioni i Vjedhjeve ka shkatërruar procesin duke e quajtur vjedhësin fitues”, tha Rama.

Duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre, kreu socialist deklaroi se opozita do marrë hakun që i takon, ndërkohë që konfirmoi se për këtë do të ndiqet rruga e revoltës dhe ajo ligjore. “Falënderoj trojkën e ambasadorëve për mbështetjen në këtë proces, që, pasi ka habitur shqiptarët, ka marrë dhenë në mediat e huaja. Ne do ta marrin hakun dhe fitoren që na takon, por që Saliu kërkon të na marrë në tavolinë”, nënvizoi Edi Rama.
/Start/

                                                                                             2011-05-20 23:01
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›