E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Nxjerrja totale e bashkise jashte konfliktit politik eshte prioriteti im i pare dhe absolut

Ne Tirane pergatitjet per planin urganistik nderhyrjet per trafikun e renduar ne qender te kryeqytetit krijimi i vendeve te reja te punes dhe nje marredhenie e re me konsumatorin dhe biznesin jane nder prioritetet e punes ne muajt e pare te detyres per kryebashkiakun e ri Lulzim Basha. Ne intervisten e tij te pare ne kete funksion dhene Zerit te Amerikes zoti Basha nenvizon angazhimin per nje bashkepunim me te gjithe flet per administraten e Bashkise zgjedhjet ne Tirane dhe vleresimin nderkombetar per to per debatin mbi shembjen apo jo te Piramides apo dhe masat ndaj fenomenit te ndertimeve pa leje te rishfaqur ne kryeqytet kohet e fundit.

Zeri i Amerikes   Zoti Basha ne fjalimin tuaj te pare perpara Keshillit Bashkiak kur ju sapo bete betimin prezantuat aty dhe programin per 100 ditet e para. Do te doja tju pyesja se cilat jane sfidat akute ne Tirane apo nderhyrjet tuaja te para

Lulzim Basha  shte shume e rendesishme qe te ndihet fryma e re ne bashkine e Tiranes. Fryma e re e cila ka ne thelb interesin e qytetareve dhe asgje tjeter. Nxjerrja totale e bashkise jashte konfliktit politik eshte prioriteti im i pare dhe absolut dhe kjo nuk arrihet vetem me fjalime por ne radhe te pare duke e fokusuar te gjithe energjine e Bashkise ne prioritetet kryesore te kryeqytetit prioritete te cilat une i kam shpalosur gjate fushates dhe qe praktikisht jane konfirmuar nga mbeshtetja qytetare per platformen qe une shpalosa qe nga punesimi zhvillimi ekonomik cilesia e jetes ne kryeqytet e deri te qeverisja transparente. Prandaj prioritare ne keto 100 dite te para eshte riorganizimi strukturor i Bashkise se Tiranes per tju pergjigjur nevojes per nje dinamizim ekonomik dhe krijimit te vendeve te punes pra te strukturave qe do te lehtesojne nderveprimin e Bashkise me  konsumatorin me biznesin me grupet e interesit me qytetaret. Prioritare per mua eshte nisja me shpejtesi e pergatitjeve per planin e ri urbanistik te Tiranes nderhyrjet urbane te domosdoshme sic eshte trafiku ne qender te kryeqytetit dhe kudo tjeter e po keshtu dhe ngritja e strukturave te posacme te mbrojtjes se konsumatorit nje prioritet i shpallur tashme e per te cilin po hidhen hapa  konkret me te cilat opinioni do te njihet edhe ne javet e ardhshme.

Zeri i Amerikes   fare do te ndodhe me administraten Ne Shqiperi eshte bere thuajse e modes qe administrate ndryshon kur ndryshon drejtuesi. Kjo ndodh edhe kur ndryshon nje minister i se njejtes force politike jo me kur ka ndryshime te kahut politik. fare do te ndodhe me administraten

Lulzim Basha  Perqasja qe do te karakterizoje veprimtarine e Bashkise se TIranes do te ndihet edhe te administrata. Qyteti i Tiranes perfaqesohet nga nje shumellojshmeri individesh forcash politike shtresash shoqerore dhe ky perfaqesim i shumellojshem do te vazhdoje te ekzistoje e do te forcohet edhe me tej. Nuk do te kete asnje spastrim politik nuk do te kete asnje element te sjelljes qe do te vazhdoje kulturen e konfliktit politik. Ne prioritetin tim paresor qe eshte nxjerrja e Bashkise jashte konfliktit politik une nenkuptoj dhe ritheksoj nevojen per te punuar se bashku me te gjithe kapacitetet e mundshme ketu ne administrate por edhe ne qytet. E ne kete kuader perseris ftesen vecanerisht per minorancen ne Keshill PS dhe aleatet e saj qe te punojme se bashku ne Keshill por po keshtu perseris ftesen per te gjithe ata pavaresisht bindjeve politike pavaresisht se nga vijne idete qofte dhe nga PS qe te bashkepunojme. Kjo zyre zyra e kryetarit te Bashkise se Tiranes kjo Bashkia eshte e hapur per cdo kontribut nga cdo force politike sepse qyteti nuk i perket nje partie politike as edhe nje koalicioni qofte ky koalicioni fitues ne zgjedhjet e 8 majit i perket te gjitha forcave politike sic i perket te gjithe qytetareve te Tiranes.

Zeri i Amerikes   A ngjan kjo me teper si nje shprehje e vullnetit te mire Sepse ju nga te gjitha krahet jeni te  mbrojtur. Qeveria eshte e se njejtes force politike keni shumicen e Keshillit bashkiak. Apo mos eshte nje fare detyrimi per shkak se ju votuat me nje rezultat shume te ngushte. Gjysma e qytetareve nuk votuan per ju madje shkojne me tej dhe mendojne se ju nuk e fituat ndershmerisht kete mandat

Lulzim Basha  Natyrisht qe rezultati i zgjedhjeve te 8 majit ishte nje test per demokracine shqiptare nje test i kaluar me sukses. Zgjedhjet u konsideruan si transparente dhe konkurruese nga organizatat nderkombetare dhe ne tani presim vleresimin e OSBE/ODIHR. Por tani ka ardhur koha te levizim pertej zgjedhjeve dhe te bejme realitet ate qe kemi thene gjate gjithe fushates bashkepunimin qytetar per hir te qytetit venien e interesit te qytetit dhe qytetareve para axhendes politik. Dhe une jam i vendosur per kete sepse ajo qe kam thene nuk ka qene nje slogan olitik nuk ka qene fushate politike. Por eshte nje koncept tek i cili une besoj fort te bashkeqeverisje te gjitheperfshirja. Dhe ky eshte vullneti qe une po shpreh sot. Bashke me kete vullnet po bej gati dhe mekanizmat qe kjo te kthehet ne nje metode pune dhe jo me ne nje risi por qe te kthehet ne nje metode pune ne Bashkine e Tiranes.

Zeri i Amerikes   Si u ndjete kur Bashkimi Europian baronesha Ashton dhe komisioneri per zgjerimin Fyle thane se zgjedhjet ne Tirane nuk ishin te mira

Lulzim Basha  Une mendoj se tensioni i shkaktuar pas zgjedhjeve si dhe mungesa e dakortesise persa i perket ceshtjeve qe per mua jane qartesisht te sanksionuara ne Kushtetute sic eshte leximi i cdo vote dhe degjimi I zerit te cdo qytetari nuk eshte se nuk lane efekt dhe kjo u reflektua edhe ne disa vleresime. Por gjithashtu dua te rikujtoj edhe vleresimin e Keshillit te Ministrave te Bashkimit europian si organi me i larte i BE i cili vleresoi se zgjedhjet ishin transparente dhe konkurruese. Mesimi qe duhet nxjerre eshte natyrisht permiresimi i kodit per te cilin mazhoranca ka shprehur vullnetin para ketyre zgjedhjeve dhe pas tyre. Por ketop jane ceshtje te politikes qendrore. Per mua per Bashkine e Tiranes zgjedhjet kane perfunduar dhe ka ardhur koha te levizim perpara ne punet e medha qe na presim ne realizimin e axhendes shume ambicioze gjithe ne funksion te nevojes problemeve te shumta te qytetareve te Tiranes por edhe planeve afatgjate te zhvillimit.

Zeri i Amerikes  Le te kalojme ne dicka konkrete zoti Basha. Ju thate se do te levizni me shpejtesi per planin urbanistik te Tiranes. Nderkohe ne kete periudhe tranzicioni dy mujor te procesit zgjedhor eshte vene re nje fenomen rishfaqja e ndertimeve pa leje. Si do te veproni

Lulzim Basha  Zhvillimi i planit te ri urbanistik ka nje rendesi te jashtezakonshme sepse eshte premtuar per nje kohe shume te gjate dhe nuk eshte bere duke lene pasoja te panegociueshme ne qytet. Natyrisht ne do te perpiqemi me planin e ri qe ti minimizojme pasojat. Por ceshte me e rendesishme do te perpiqemi te shikojme larg. Dhe duke pare larg do te vendosim standartin europian te krijimit dhe zgjerimit te hapesirave publike e te gjelbert dhe perpirjes se saj per interesa afatshkurter. Gjithshka qe bie ndesh me kete eshte e papranueshme dhe ne kete kuader zbatimi i ligjit me rigorozitet te plote eshte objektiv kryesor i Bashkise dhe strukturave te posacme te Bashkise.

Zeri i Amerikes  Ju a keni patur sinjale per keto ndertime pa leje

Lulzim Basha  Po behet nje evidentim i plote i situates dhe ju garantoj dhe nje here  se strukturat e posacme te bashkise se Tiranes ne bashkepunim edhe me strukturat dhe institucionet e tjera pergjegjese ne vend do te zbatojne ligjin me rigorozitet te plote. Ky eshte qendrimi im dhe ky eshte vendimi qe i eshte komunikuar edhe strukturave perkatese tashme.

Zeri i Amerikes   Zoti Basha edhe nje pyetje te fundit. Eshte rihapur debati per ceshtjen e Piramides. Mbaj mend qe gjate fushates zgjedhore ju u pyetet per kete dhe dhate nje pergjigje disi ambigue duke lene hapesira per shume interpretime. Keni marre se fundi dhe nje peticion te firmosur nga disa mijera qyetare te Tiranes. Gjate fushates ju keni thene se do te degjoni zerin e cdo qytetari dhe se nuk do te ngurroni edhe te perballeni me qeverine nese interesat shkojne ne te kundert me ato te qytetit te Tiranes. A eshte ky rasti per ta mbajtur kete premtim

Lulzim Basha   Bashkia eshte e hapur per te degjuar zerin e cdo qytetari dhe Bashkia ka marre ne dorezim nje peticion nga nje numer qytetaresh te cilet besojne se Piramida nuk duhet te shembet. Une kam thene gjate fushates se nuk jam nevojshmerisht per shembjen e e Piramides por jam domosdoshmerisht per ndertimin e nje parlamenti te ri i cili i ben nder kryeqytetit dhe qytetit te Tiranes. Diskutimi ka levizur qe nga ai moment sepse parlamenti ka kalur ligjin dhe Bashkia si cdo institucion i ketij vendi i permbahet shtetit ligjor. Por ajo qe mund tju them eshte perseri se ne do te sherbejme me devotshmeri duke degjuar zerin e cdo qytetari e ne kete kuader cdo ceshtje qe ka te beje me interesin qytetar me interesin e prekshem te banoreve te Tiranes dhe jo me luften politike qofte kjo e hapur apo e maskuar eshte ne krye te axhendes se Bashkise se Tiranes dhe ne axhenden time si kryebashkiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›