Zbulohet në fushën e Vrinës dy objekte monumentale kishtare të shekullit X-XI
29/07/2011 Sarandë, zonë e identifikuar si zonë prodhimi
SARANDË - Dy objekte monumentale kishtare, që mendohet se i përkasin periudhës së shekullit X-XII, janë zbuluar dje gjatë një ekspedite arkeologjike në fushën e Vrinës, rreth 15 km larg Sarandës. “Gjetjet e fundit, siç janë një kryq dhe mbishkrimi i një rrase varri, dëshmojnë se në fushën e Virnës kanë ekzistuar aktivitete kishtare”, pohon Valbona Hysa, drejtore e projektit "Shkolla e trajnimit të Butrintit", që ka nisur më 15 qershor. “Nga analizat e qeramikës së gjetur kanë rezultuar depozita të verërave në zonë dhe të prodhimit të vajit të ullirit, të drithërave etj.”, shprehet Hysa, ndërsa shton se gjatë periudhës mesjetare kjo zonë mendohej thjesht si zonë peshkimi. Sipas saj, kryqi i zbuluar ka figurën e Shën Marisë dhe mbishkrimi është në gjuhën greke, megjithatë është identifikuar se i përket periudhës bizantine. “Ai dhe mbishkrimi u gjet në gjatë gërmimeve të kryera në vilën Rustika, që i përket periudhës romake. Nga gjetjet e rezultuara nga gërmimet, kjo zonë është identifikuar si zonë prodhimi në një vilë”, shton ajo. Pjesëmarrës në ekspeditën më të fundit në Fushën e Vrinës, janë rreth 50 studentë shqiptarë e të huaj. Në pjesën dërmuese kanë ata janë studentë shqiptarë të arkeologjisë dhe të trashëgimisë kulturore, nga disa universitete të vendit, si nga Tirana, Elbasani, Korça, Shkodra e Gjirokastra. Ndërsa deri një javë më parë ishin të pranishëm edhe studentë nga universitete prestigjioze amerikane e angleze, si: të Oxford, New Yorkut etj. T. Skuqi