E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne parlamentin e Maqedonise

Nje zenke me fjale ndermjet deputeteve shqiptare te Bashkimit Demokratik per Integrim dhe Partise Demokratike Shqiptare per pak sa nuk eskaloi ne incident fizik gjate nje seance te pasdites ne Parlamentin e Maqedonise.

Pas nje reagimi ofendues nga deputetja Merale Ferati e PDSH-se lidhur me propozimin per kandidate per zevendesministra nga radhet e BDI-se ka reaguar po me tone ofenduese edhe deputeti Talat Xhaferi i BDI-se me crast deputete te PDSH-se kane dale para foltores per ta penguar fizikisht deputetin Xhaferi qe te mos vazhdonte fjalimin.

Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ka urdheruar sigurimin e Parlamentit qe te nderhyje dhe te shperndaje deputetet shqiptare gje qe ka ndodhur dhe eshte shmangur nje incident i mundeshem fizik midis tyre.

Parlamnenti me pas miratoi me 66 vota pro dhe 36 kunder zevendesministrat e qeverise se Maqedonise. Nga BDI-ja zevendesminister i Puneve te brendeshme eshte Xhelal Bajrami i Financave Nedim Ramizi i Arsimit Safet Neziri i Transportit dhe lidhjeve Tahir Hani. Te gjithe zeverndesministrat tjere jane nga radhet e VMRO-DPMNE-se dhe te partnereve te saj me te vegjel ne qeveri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›