Konfirmohet vrasja e nje shqiptareje nga sulmet ne Norvegji
Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves tha sot se nje shqiptare eshte ne mesin e te vrareve ne sulmin e javes se kaluar qe ka ndodhur ne ishullin Utoya ne Norvegji. Sipas ministrise se jashtme organet pergjegjese ne Norvegji kane konfirmuar se ne mesin e te vrareve eshte Lejla Selaci me prejardhje nga Kosova e cila deri tash gjendej ne mesin e te zhdukurve nga tragjedia qe ndodhi ne Norvegji.
Lejla Selaci ishte pjesemarrese ne Konventen e te rinjve te partise ne pushtet qe mbahej ne ishullin Utoya ne kohen kur ndodhi sulmi.
Nje jave me pare nje makine bombe shpertheu ne qender te Oslos. Brenda pak oresh shtetasi norvegjez Anders Behring Breivik hapi zjarr ne nje ishull aty prane ku pjesetare nga rinia e partise ne pushtet ishin mbledhur per nje fundjave kampingu veror.