E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

DURRËS- Një 21-vjecar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë tre plumba me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen numër 9 të qytetit të Durrësit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i plagosjes së 21-vjecarit Shkëlqim Dardha është një grindje midis të rinjsh, e cila ka përfunduar me të shtëna pistolete, duke sjellë si pasojë edhe plagosjen e djaloshit..

I riu është dërguar menjëherë për në spital dhe njoftohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime nga policia thonë se janë identifikuar 3 autorët e plagosjes, dhe po punohet për kapjen e tyre, ndërkohë që ka sekuestruar armën e krimit, pistoletë tip TT.

Plagosja me pistoletë në orët e pasdites ka shkaktuar ndërkaq panik të madh tek banorët, por dhe pushuesit e shumtë në qytetin bregdetar.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›