E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Objektivi i diplomacisë, liberalizimi i vizave

Ministria e Punëve të Jashtme zhvilloi takim me studentët shqiptarë të cilët kanë studjuar jashtë shtetit.Ministri Lulëzim Basha tha se ministria e Jashtme do të jetë më intensive për të punuar për këta studentë, duke theksuar se kjo ministri do të bëjë çfarë të tjetë e mundur që sa më shumë studentë shqiptarë pas studimeve të kthehen në Shqipëri.Në këtë takim ministri Basha gjithashtu theksoi se objektivi kryesor i diplomacisë shqiptare është liberalizimi i vizave.Gjatë këtij takimi studentët së bashku me ministrin Basha analizuan problemet më të cilat përballen ata dhe diskutuan për mundësitë që kanë këta studentët për të kontribuar në zhvillimet politike dhe sociale të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›