Topalli organizon pritje për mediat
Kryeparlamentaria Jozefina Topalli ka rezervuar një pritje për gazetarët dhe njerwzit e medias me rastin e Vitit të Ri. Duke falenderuar mendian për punën e bërë Topalli premtoi se Kuvendi do të vijojë të tregojë po të njëjtën trasparencë që ka pasur deri në këto momente. Ajo gjithashtu falenderoi edhe ato media kritike ndaj saj, duke u shprehur se mendimi kritik ka qenë i domsdoshëm për të përsosur edhe më shumë punën e Kuvendit.Ndërkaq më herët kryeparlamentaria Jozefina Topalli ka organizuar një pritje në sallën e seancave plenare për fëmijet e gardës dhe administratës së kuvendit. Gjatë këtij aktiviteti kryeparlamentaria Topalli shpërndau dhurata për fëmijet me rastin e Vitit të Ri dhe u uroi atyre një vit sa më të mbarë dhe më gëzime pa fund.