E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Nuk do ketë ndërprerje të energjisë për Vitin e Ri

Gjatë ditëve të festave furnizimi me enrgji elektrike është i sigurtë është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Sahit Dollapi gjatë një mbledhjeje me drejtorët e zonave. Ai gjithashtu i bëri thirrje konsumatorëve që të tregojnë kujdes me pajisjet elektrike duke mos i përdorur të gjitha në të njëjtën kohë, për të shmangur problemet që mund të ndodhin në linjat e tensionit të mesëm apo nënstacione. Mgjth ai premtoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe drejtoria e tensionit të lartë ka krijuar grupe të gatshme të cilat do të ndodhen për të rikuperuar linjat difektoze. Ndër të tjera drejtori i OSSH-së bëri dhe vlerësimin ecurisë vjetore ku nuk la pa përmendur se ky institucion nuk i ka përmushur rezultatet në formën e duhur dhe se këto rezultate nuk janë në nivelet e duhura. Nga ana tjetër ai shtoi se janë bërë përpjekjet dhe janë arritur objektiva siç është është përpjekja për privatizimin e opertorit të shpërndarjes, dhe përmirësimi I furnizimit me energji në mënyrë të barabartë për të gjithë Shqipërinë. Këtë vit janë bërë rreth 9 miliard lekë investime për mjetet e shpërndarjes, dhe në krahësim me një vit më parë humbjet vjetore janë ulur me rreth 30% më pak. Ndërkohë që edhe masat e marra në kuadër të abuzimeve për këtë sector nuk kanë munguar, 596 punonjës janë larguar nga puna gjatë 2008-ës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›