Basha: Operacionet e gjera në të gjithë vendin

“Plani i masave i vënë në veprim nga policia në të gjithë territorin e vendit ka për qëllim forcimin e kontrollit të territorit, identifikimin e personave në kërkim si dhe mbajtjen nën kontroll të fenomeneve të tilla si armëmbajtja pa leje apo akte të tjera në kundërshtim me ligjin”, theksoi Basha.
Kreu i rendit shtoi më tej se ky plan masash përmbush një nga objektivat kryesorë të Policisë së Shtetit, që janë rendi dhe siguria anembanë vendit. “Siguria është një e drejtë e patjetërsueshme kushtetuese e çdo qytetari të Republikës dhe unë si Ministër i Brendshëm jam i vendosur dhe i jap mbështetjen e plotë Policisë në këtë operacion i cili vazhdon”, tha më tej ai.
Lidhur me shqetësimet për keqtrajtim të qytetarëve, ministri Basha tha se deri më tani nuk ka asnjë ankesë nga qytetarët të depozituara. “Nuk ka asnjë ankesë të depozituar gjatë ditëve që plani special i masave ka nisur dhe natyrisht që në çdo rast nëse ka ankesa të tilla do të trajtohen sipas ligjit, por ju garantoj se Policia e Shtetit po kryen detyrat e saj me profesionalitet dhe përkushtim të lartë”, vijoi ai, pas analizës njëvjeçare të Gardës së Republikës.
Në këtë analizë, Basha evidentoi si prioritete kryesore për veprimtarinë në vijim të Gardës së Republikës, rritjen e mëtejshme e nivelit profesional nëpërmjet trajnimit dhe ritrajnimit të vazhdueshëm të të gjithë personelit të saj, vazhdimin e programeve të investimit për infrastrukturën dhe bashkëpunimin e plotë me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë kombëtare./S.Lleshi/Start/
2011-01-11 13:42
[