Pollo: Çmimet e “celularëve” skandaloze, të ulen

Ai tha se çmimet e paguara nga shqiptarët për telefoninë celulare janë shumë më të shtrenjta se në vendet e tjera.
"Në këto 10 vite shqiptarët kanë paguar për celularët e tyre çmime, te cilat, të krahasuara me koston, kudo në botë do të ishin quajtur skandaloze", ka theksuar ai, duke shtuar se “me gjithë uljet e çmimeve në 2-3 vitet e fundit, përsëri celularët tek ne kushtojnë më shumë se në Ballkan dhe në Evropë".
Pollo bëri të ditur se "një analizë e tregut, e ndërmarrë nga rregullatori (AKEP), tregon se normat e fitimit të operatorëve mobilë me fuqi të ndjeshme në treg janë jonormale dhe joetike, sidomos kur mbështetet në superçmime për qytetarët e një vendi ku ka ende varfëri".
Përballë këtyre shqetësimeve, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, tha se AKEP, bazuar në këtë studim tregu, ka hapur një konsultim publik për një reduktim të tarifave të terminimit të operatorëve mobilë. "Shpresoj që operatorët të jenë bashkëpunues dhe që një ulje e pritshme e tarifave të terminimit të shoqërohet me uljen domethënëse të çmimeve të përdoruesit", ka përfunduar deklaratën e tij ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo./S.Ll/Start/
2011-01-11 13:09
[