Pr/ligji për simbolet, kreu i KMSH-së takim me Tafajn

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë projektligji i shumëpërfolur i arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.
H. Selim Muça i ka përcjellë ministrit Tafaj shqetësimin e besimtarëve myslimanë në mbarë vendin në lidhje me këtë projektligj, ku veçanërisht pika 4 e nenit 36 ka ngjallur debate të shumta lidhur me kuptimin dhe interpretimin e saj. Kjo pikë është interpretuar dhe po vazhdon të interpretohet si masë ndaluese veçanërisht për mbajtjen e shamisë-mbulesë e kokës (flokëve) të vajzave myslimane gjatë frekuentimit të institucioneve arsimore publike dhe private në Republikën e Shqipërisë.
Ai e ka sqaruar kreun e MASH se mbulesa e flokëve nuk është një simbol fetar, por është praktikë fetare dhe është një urdhëresë kur’anore obligative për të gjitha vajzat që kanë mbushur moshën e pjekurisë. Ajo nënkupton mbulimin e flokëve dhe jo të fytyrës, që është e njëjta shami e cila nga pikëpamja pamore e saj ka gjetur dhe gjen mbrojtje e mbështetje të plotë sa i takon mos ndalimit të saj në ememetimin e dy prej dokumenteve më të rëndësishme në vend e jashtë Shqipërisë, siç janë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.
"E theksojmë këtë mos ndalesë të shamisë në kuadër të dokumentacionit, për ta bërë edhe më të qartë praktikën fetare të pretenduar: shami që mbulon flokët dhe jo fytyrën, duke gjykuar se mbajtja e saj dhe respektimi i veshjes në tërësinë e saj, nuk cenon në asnjë rast uniformën shkollore e mund të qëndrojë paralelisht me këtë të fundit", u shpreh Muça.
Nga ana e tij, ministri Tafaj e ka garantuar kryetarin e KMSH-së se nuk do të ndërmerret asnjë nismë zyrtare për miratimin e projektligjit në fjalë pa u marrë në konsideratë sugjerimet e grupeve të interesit.
Ai u shpreh se, “Projektligji është në diskutim publik dhe nuk është përfundimtar. Ligji nuk mund dhe nuk do të bjerë ndesh me kushtetutën e vendit dhe me ligjin e mosdiskriminimit. Ky projektligj në variantin e tij final do të jetë gjithashtu në përputhje të plotë me sugjerimet e Bashkimit Evropian. Gatishmëria e MASH është maksimale për të konkluduar çdo gjë me gjuhën e mirëkuptimit. Sipas ministrit Tafaj nuk ka paragjykim dhe as pozicionim nga ana e MASH. Ligji në vetvete do ngrejë nivelin e arsimit. Po projektohet që në programin mësimor të mundësohet futja e lëndës “kulturë fetare”.
Projektligjin e kanë kundërshtuar shumë organizata joqeveritare, por reagimi i parë zyrtar ndaj këtij projektligji ka ardhur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që më datë 27 Dhjetor 2010 dhe po ashtu diskutimi i parë publik me një grup interesi është ky i sotmi mes KMSH-së dhe MASH.Ministri theksoi gjithashtu se parimi i MASH është që çdo nxënës të gjejë vend në hapësirën e arsimit publik. Ligji thotë që armimi para universitar është falas. Në thelb të ligjit qëndron fakti që çdo fëmijë dhe çdo nxënës të ndihet komod në shkollat publike, aq më pak për arsye veshjeje apo sjelljeje.
Ligji prek 650 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në grup moshat nga 3-18 vjeç, që frekuentojnë arsimin bazë të detyrueshëm. Ju garantoj që drafti do të pësojë mjaft përmirësime në përmbajtje. Ligji do t’i përmbahet në radhë të parë kushtetutës dhe ligjit kundër diskriminimit dhe institucioneve ndërkombëtare. Të jeni të bindur që do të kemi bashkëpunim deri në fund me ju deri në gjitha hallkat. Ky ligj në variantin e tij final do të jetë konsensual i pranuar nga të gjithë palët dhe grupet e interesit./Start/
2011-01-11 16:04
[