Basha: PD mbështetje Kosovës edhe në opozitë
TIRANE- Lulzim Basha, kryetari i ri i PD-së, njëherësh kryebashkiaku i Tiranës ka qenë politikani i radhës me të cilin është takuar sot në Tiranë kryeministri i Kosovës Hashim Thaci.
Gjatë një konference të përbashkët, Basha ka nënvizuar se edhe tani që do jetë në opozitë Partia Demokratike do vazhdojë të mbështesë Kosovën
“Patëm rasti të shqyrtojmë disa çështje të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve, diskutuam për detyrën time të re, por rolin e opozitës së re në parlament, për rolin dhe vizionin që do kemi për Kosovën dhe integrimin evropian të Kosovës dhe Shqipërisë dhe evropianizimin në tërësi të Rajonit. Sigurova Thaçin që nuk do mungojë bashkëpunimi nga PD edhe në opozitë”, tha Basha.
Duke u ndalur tek marrëveshja e Kosovës me Serbinë, Basha tha: “Marrëveshje historike që hap një kapitull të ri për gjithë rajonin provë e qartë e forcës dhe besimit që Kosova ka krijuar në vite”, tha ai.
Ndërsa Thaci në fjalën e tij vlerësoi rolin e Bashës në njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe në ndërtimin e rrugës së Kombit.
“Takohem me mikun Basha, Kryetarin e Bashkisë, liderin e ri të opozitës shqiptare. E përgëzova për punën e bërë në bashki, e e falënderoj për angazhimet e tij në ndërtimin e rrugës së Kombit, për punën e tij të palodhshme si ministër për njohjen e Kosovës. E urova për zgjedhjen në krye të PD, kam besim të plotë për të ardhmen e Shqipërisë, ka qenë në krye të përgjegjësive për liberalizimin e vizave”, tha Thaci.
Duke premtuar se qeveria e tij do vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me partinë që drejton zoti Basha.
(m.a/BalkanWeb)