Obama: Assad kërcënim për paqen, Putin: Në rast sulmi, do ndihmojmë Damaskun
SHEN PETERSBURG - Në përfundim të samitit të G20-ës në Shën Petersburg, presidenti amerikan Barak Obama nuk është zmbrapsur përballë presionit të Rusisë, për të hequr dorë nga një sulm i mundshëm në Siri.
Çështja e Sirisë “ndau në dysh” liderët e botës të pranishëm në samit, duke lënë në plan të dytë diskutimet për ekonominë globale.
Pozicioni i Obamës dhe Putin mbetet i kundërt sa i përket Sirisë. Kjo u konfirmua edhe në darkën e së enjtes. Washingtoni vazhdon të pretendojë se trupat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë urdhëruar sulme me armë kimike më 21 gusht, duke shkaktuar të paktën 1400 viktima. Por për Moskën zyrtare nuk ka prova të mjaftueshme që të implikojnë forcat qeveritare në këto sulme.
Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin deklaroi se bisedimet për Sirinë gjatë mbrëmjes së djeshme kishin kaluar përtej mesnatës, duke shtuar se kishte zhvilluar një takim ballë për ballë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama duke u fokusuar te Siria. Sipas tij, që të dy kishin dëgjuar pozicionet e njëri-tjetrit, por nuk kishin rënë dakord për mënyrën e veprimit.
“Ndërhyrja ushtarake ndaj një shteti sovran është i mundur vetëm në rast vetëmbrojtjeje, ose me një mandat të OKB-së, dhe ky nuk është rasti i Sirisë.”- deklaroi kreu i Kremlinit.
“Në rast të një sulmi kundër Sirisë, Rusia do të ndihmojë Damaskun, siç ka bërë deri tani, duke e furnizuar me armë, ndihma ekonomike e humanitare.”- shpjegoi Putin.
Ndërkohë presidenti Obama, duke folur në fund të samitit, theksoi se kishte një pikëpamje unanime se armët kimike janë përdorur në Siri. Ai gjithashtu bëri të ditur se pjesa më e madhe e liderëve të pranishëm në samit ishin të mendimit se regjimi i presidenti Assad është përgjegjës për këtë akt.
“Regjimi i Assad, me përdorimin e armëve kimike është një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore.”- deklaroi Obama, në konferencën përmbyllëse të G20-ës, duke shtuar se të martën do ti drejtohet popullit amerikan për këtë çështje.
Presidenti Obama deklaroi se aksioni është i nevojshëm edhe kur Këshilli i Sigurimit është i paralizuar, teksa theksoi se duhet një konsensus ndërkombëtar kundër përdorimit të armëve kimike.
Në pamundësi për të marrë aprovimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak se Rusia ka të drejtën e vetos, presidenti amerikan Obama po kërkon me ngulm mbështetjen e Kongresit Amerikan për ndërhyrjen ushtarake në Siri.
ANIJET RUSE
Sipas agjencisë ruse Interfax, tre anije ushtarake ruse po drejtohen drejt Sirisë, ndërsa një e katërt ndodhet pas tyre. Duke cituar një burim nga Marina ruse, agjencia shkruan se tre anije kanë kaluar përmes ngushticës së Dardanellit.
Ndërkohë mësohet se tre anije ushtarake ruse janë parë dje në Bosfor në Turqi, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtat anije.
APELI I PAPES
Papa Francesco ka përsëritur sërish apelin e tij për dialog, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Twitter”.
“Paqja është një e mirë që kapërcen çdo barrierë, sepse është një e mirë për të gjithë njerëzimin.”-shkruan Ati i Shenjtë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Siria nuk është Kosovë Shqipëria pjesë e sulmeve në Siri? Ja si u votua në sondazhin e BalkanWeb