E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: PS erdhi ne pushtet permes mashtrimit

Kandidati per kryetar te Partise Demokratike, Lulzim Basha u shpreh dje se Partia Socialiste ka filluar te terhiqet nga premtimet qe ka bere gjate fushates elektorale ende pa marre detyren. Ne prezantimin e platformes per kreun e PD, ne Bilisht, Tepelene dhe Erseke, Basha u shpreh se vetem klikat marksiste vijne ne pushtet permes mashtrimit. “Asnje force demokratike, vetem klikat marksiste vijne ne pushtet me mashtrime dhe premtimet e tyre, cdo dite po faktohen qe jane mashtrime nga te cilat po fillojne te terhiqen akoma pa u zhdukur boja nga gishti i votuesve te mashtruar te 23 qershorit”,- u shpreh Basha. Ai u ndal ne disa prej premtimeve te Partise Socialiste duke u shprehur se PS ka po vlereson ato qe kritikonte me pare te Berisha. “Premtuan heqjen e taksave per 95% te shqiptareve dhe kritikuan taksen tone te sheshte por pardje thane se taksa e Sali Berishes qenka taksa me e mire per ekonomine. Premtuan shendetesi falas por tani na thone qe: “jo, s’kemi marreveshje koalicioni, do jete falas apo jo”. Premtuan 300 mije vende pune por kane filluar me konkurse ne faqen zyrtare te internetit te Partise Socialiste, cka paralajmeron pushime masive te administrates dhe zevendesimin e tyre me militante, mendesi kryekeput e partise -shtet”,- u shpreh Basha. Po dje Basha ka zhvilluar takime me strukturat e partise dhe ne qytetet e Leskovikut, Permetit dhe Paskuqanit. Ne keto takime, Basha u ndal ne rolin qe duhet te kete anetaresia e partise ne funksionimin e PD-se. Basha tha se nje nga arsyet e humbjes se zgjedhjeve te 23 qershorit ishte dhe mungesa e vemendjes dhe mirenjohjes ndaj anetaresise se PD. Basha u shpreh se nje prej premtimeve te tij kryesore eshte mbajtja e kontaktit te drejtperdrejte me cdo anetar e militant te PD. “Nje gje mund t’ua them sot, jo si konkluzion por si mendimin tim personal, si zerin tim individual, si anetar i PD, se nje nder arsyet e humbjes ka qene mungesa e vemendjes dhe mungesa e mirenjohjes ndaj anetareve dhe militanteve te PD, ndaj dhe pika e pare e asaj qe duhet te bejme si parti politike eshte te korrigjojme kete gabim dhe ta nisim duke bere te mundur, qe ne baze te kontributit te cdo anetari nga dita e pare e themelimit te partise e deri me sot te vleresohen edhe meritat”,- u shpreh Basha.

Premtimet

“Qe sot kane filluar te zmbrapsen si akrepi, dhe te justifikohen ne menyren me te paturpshme, se objektivat me te cilat moren pushtetin, mashtrimet e rilindjes se mashtrimit i paskan bere per 8 vjet por shqiptaret i votuan per 4 vite. Sot, na lind detyra te behemi gati, ne menyre qe duke i shkurtuar ditet kesaj mazhorance te mashtrimit, ne te jemi gati nje ore e me pare, per t’u rikthyer si mazhoranca e shpreses”,- u shpreh dje Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›