E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Ringritja e PD nis nga militanti



Kandidati per kreun e Partise Demokratike, Sokol Olldashi e ka cilesuar si zhvillim te domosdoshem per ringritjen e partise rikthimin e vemendjes tek militanti dhe anetaresia e saj. Ne takimin e zhvilluar dje me strukturat e PD ne Elbasan, Olldashi u shpreh se fillimi i ri i PS, nuk fillon nga kryetari i ri, por nga institucionalizimi i marredhenies me qelizen baze, militantet. “Ringritja, fillimi i ri i Partise Demokratike nuk fillon nga kryetari i ri, fillon nga institucionalizimi i marredhenies me qelizen baze te partise, asnje organizem nuk mund te funksionoje ne qofte se nuk funksionon qeliza baze, nese nuk funksionon AND-ja . Dhe ADN-ja e Partise Demokratike nuk eshte kryetari, nuk eshte kryesia, nuk eshte Keshilli Kombetar, eshte demokrati i thjeshte”,- u shpreh Olldashi. Ai u shpreh se per kete qellim duhet te percaktohen me statut, mekanizmi i rezultatit dhe mekanizmi i karrieres. “Partia Demokratike duhet te ndertoje me shpejtesi inventarin e kontributeve per secilin anetar te saj. Vetem keshtu do te jemi ne gjendje qe t’i japim gjithsecilit meriten qe ka”,- tha Olldashi. Vec procesit te ringritjes se PD-se, Olldashi ka folur dhe per menyren sesi duhet te ndertohet opozita e PD-se. Ai u shpreh se duhet veprimi i forte opozitar per te kthyer Partine Demokratike ne nje kohe sa me te shkurter, ne destinacionin e perhershem te saj, fitoren. Olldashi ka komentuar dhe qendrimet e fundit te PS-se, duke i cilesuar si mashtrime dhe piramide genjeshtrash premtimet e PS. “Shikoni, cfare po ndodh me administraten. Kane deklaruar per vite me radhe qe ky vend ka 1 milion te papune dhe sot deklaruan qe ka vetem 5 mije e 300 aplikime ne Partine Socialiste. Ku jane 1 milion te papunet?! E gjithe piramida e genjeshtrave elektorale te Edi Rames do te filloje te cmontohet nje e nga nje”,- u shpreh Olldashi. Po dje kandidati per drejtimin e partise me te madhe te se djathtes ne vend, Sokol Olldashi, ka prezantuar platformen e tij edhe me anetaret e kesaj partie ne Cerrik, dhe Gramsh. Olldashi ka folur per modelin qe duhet te ndjeke PD-ja dhe per menyren sesi duhet te ndertoje opoziten ne vend. “Ne duhet te vazhdojme dialogun me intensiv te mundshem me qytetaret shqiptare per te rrezuar cdo skeme, cdo premtim, cdo politike te shpallur, gjoja prej tyre”,- u shpreh Sokol Olldashi.

“Te rrezojme gjoja premtimet e Rames”

Ne takimet e zhvilluara ne Cerrik dhe Gramsh, kandidatin per kreun e Partise Demokratike, Sokol Olldashi ka permendur disa prej premtimeve me te cilat PS bazoi fushaten elektorale. Ai u shpreh se prej kohesh PS ka deklaruar se jane 1 milione shqiptare te papune, por nga aplikimet e tyre ne seline e PS jane regjistruar vetem 5 mije te tille. Olldashi u shpreh se mbi modelin e mashtrimeve, Rama dhe PS-ja ngrin gjithe fushaten elektorale. Ai u shpreh se PD duhet te vazhdoje “dialogun me intensiv te mundshem me qytetaret shqiptare per te rrezuar cdo skeme, cdo premtim, cdo politike te shpallur, gjoja prej tyre”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›