E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klement Zguri: “Transparence per zgjedhjet ne Lezhe”

Anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Klement Zguri thote se opinionit publik duhet t’i behet transparence per permbajtjen e 10 kutive me procesverbal te fotokopjuar ne Qarkun e Lezhes. Zguri shprehet se KQZ mund te beje nje transparence te tille, duke i treguar publikut ate qe ka ndodhur ne kete qark. “Eshte absolutisht e nevojshme qe te kete transparence per keto 10 qendra votimi dhe une shpresoj qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne te ardhmen e afert te beje te mundur transparencen per keto kuti votimi. Publikisht, ne prani te medias duhet qe ato 10 qendra te behen te ditura se cfare kane brenda realisht”,- shprehet ne nje prononcim per televizionin “Klan”, Zguri. Pak dite me pare, KQZ-ja vendosi qe per 10 kutite e Qarkut Lezhes te merrej per baze rezultati i sjelle nga komisionet ne menyre elektronike, pasi procesverbalet kane rezultuar me probleme dhe me korrigjime shifrash. Zguri hedh poshte pretendimet e ngritura nga perfaqesuesit ligjor te Partise Socialiste per nxjerrjen e rezultatit per Lezhen ne baze te tabelave elektronike te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ai gjithashtu shpjegon dhe arsyet qe cuan ne marrjen e ketij vendimi nga KQZ per llogaritjen e rezultatit mbi bazen e tabelave elektronike. “Nga 258 qendra votimi, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kane ardhur vetem 248 tabela origjinale. Nderkohe qe 10 tabela te tjera kane qene me korrigjime dhe fotokopje, gje qe ligji nuk e njeh dhe nuk e pranon. KQZ nuk mund te nxirrte rezultat mbi fotokopje te korrigjuara. Nderkohe qe te dhenat qe vijne ne KQZ nga sistemi elektronik, jane te dhena qe vijne zyrtarisht nga Komisioni Zonal Zgjedhor, pavaresisht se ligji nuk kerkon qe ti referohemi”,- shprehet Zguri. Ai shton se ne kushtet e krijuara, kur kishte dokumente problematike qe s’mund te merreshin per te sakta, KQZ u detyrua te marre vendim ne baze te tabeles elektronike. “Ne kushtet e krijuara, duke e cekuar edhe me tabela te ardhura nga subjektet e tjera korrespondonin dhe ishin te perputhura. Keshtu qe KQZ e gjeti me prane ligjit qe per 10 tabelat te merreshin te dhenat nga sistemi elektronik”,- shprehet Zguri. Anetari i KQZ komenton dhe menyren sesi KQZ-ja ka menaxhuar procesin zgjedhur, duke u shprehur se jane arritur standarde. “KQZ ka arritur standarde per menyren e menaxhimit dhe realizimit te ketij procesi zgjedhor. Nuk e themi vetem ne, e thone perfaqesues te OSBE/ODIHR ne raportet paraprake, e kane thene personalitete te politikes, e kane thene perfaqesues te Bashkimit Europian, te Departamentit Amerikan te Shtetit. Ishte nje sfide per ne, sfide qe ne beme te mundur ta fitojme”,- shprehet Klement Zguri.

Vendimet e KQZ, PS ne Kolegj per Lezhen, LSI per Kukesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, per procesin zgjedhor te 23 qershorit, ka marre gjithsej 711 vendime. Partite politike kane ankimuar ne Kolegjit Zgjedhor 16 vendime, per te cilat pritet qe fjalen e fundit ta thone gjyqtaret e Kolegjit. Perfundimi i procesi ankimor do te sjelle dhe certifikimin e rezultatit perfundimtare te zgjedhjeve dhe konfirmimin e mandateve qe partite politike kane fituar ne zgjedhjet parlamentare. Dy vendimet kryesore qe pritet te kene debate jane ai i Qarkut te Kukesit, qe eshte ankimuar nga Levizja Socialiste per Integrim dhe vendimi i KQZ, per Qarkun e Lezhes qe do te ankimohet nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›