E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet banesa e 12 personave në Burrel. Tentohet të vidhet dyqani në Pogradec

zjarr-banese5Burrel/Pogradec- Një banesë është djegur plotësisht në lagjen Drita në qytetin e Burrelit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës në banesën e shtetasit Ahmet Kola.

Në banesën e shkrumbuar jetonin 12 pjesëtarë të familjes Kola, të cilët për fat të mirë nuk kanë marrë lëndime nga zjarri.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit familja ka qenë në banesë dhe ka qenë ajo që ka lajmëruar forcat zjarrëfikëse. Nga hetimet e para rezulton se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Ndërkohë në orët e para të së hënës është tentuar të vidhet një dyqan në qytetin e Pogradecit. Atij i është shpërthyer dera. Policia vijone hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›