E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 14-vjeçarit nën zetor, akuzohet për vrasje nga pakujdesia kushëriri

BUJQESIDevoll- Një ditë pasi një fëmijë 14-vjeçar ka humbur jetën i shtypur nga zetori në Devoll, policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, kushëri me viktimën, akuzohet për veprën penale të ‘vrasjes nga pakujdesia’. Mësohet se i mituri kishte hipur mbi zetorin e ngarkuar me bar dhe për një moment automjeti ka rrëshkitur në një kanal duke rrëzuar atë dhe e ka zënë poshtë. Në momentin e ngjarjes, Romario Zaze ka qenë së bashku me kushëririn e tij, Gilbert Zaze, që pasi kishin ngarkuar zetorin me bar, po ktheheshin për në shtëpi. Mësohet se për shkak të ngarkesës zetori pasi është tronditur kur ka kaluar në kanal dhe pas tronditjes gjatë kalimit në kanal është përmbysur.  Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në komisariat edhe djalin e xhaxhait të viktimës, Gilbert Zaze, i cili drejtonte zetorin, për të zbardhur ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›