Basha: Pas vlerësimit të BE, dy objektivë për policinë

Për pos sukseseve të paraqitura, ministri Basha parashtroi edhe prioritetet që duhet të ndjekë policia gjatë këtij viti. “Nëse në vitin 2010 u rreshtuam të parët në Ballkan për luftën kundër drogës, 2011-a sjell dy sfida të vështira dhe dy objektiva të padiskutueshëm politikë.
Objektivi i parë dhe i vetëkuptueshëm është të mos dorëzojmë stafetën tek asnjë polici tjetër e Ballkanit. Objektivi i dytë është të krahasohemi me rezultatet tona me sfidat, objektivat dhe sukseset e policive më të avancuara të BE dhe domosdoshmërish pra të policive jashtë rajonit të Ballkanit”, u shpreh Basha.
Kreu i rendit paraqiti pjesë të raportit të BE-së për punën e policisë shqiptare, duke nënvizuar se sipas raportit, 2010-a shënon një tkurrje me 40 % të sipërfaqes së kultivuar, që do të thotë nëse kemi parasysh tkurrjen graduale të katër viteve të fundit. “Objektivi strategjik i Shqipërisë, i policisë shqiptare në këtë fushë për të rritur progresivisht koston e biznesit të krimit të organizuar në Shqipëri dhe për të ulur progresivisht fitimet e krimit të organizuar në Shqipëri reflektohen më së miri në këtë sektor të luftës kundër krimit, që është lufta kundër transitit të narkotikëve”, u shpreh Basha.
Ai sqaroi se raporti evidenton qartë se futja në përdorim të plotë e sistemit MEMEX, përdorimi aktiv i inteligjencës kriminale, ndërthurja e këtij sistemi me sistemet e policisë kufitare dhe bashkëveprimi jo vetëm brenda Policisë së Shtetit, por dhe midis Policisë së Shtetit dhe faktorëve të tjerë institucionale të zbatimit të ligji në Shqipëri, kanë çuar në një reduktim të vazhdueshëm të sasisë që trafikantët rajonalë shqiptarë dhe ndërkombëtar kanë çuar ndërmend të trafikojnë nëpërmjet territorit tonë.
Numri një i Ministrisë së Brendshme, kërkoi nga togat që plani i masave për luftën kundër narkotikëve duhet brenda një kohe shumë të shkurtër të kalojë të gjithë zinxhirin aprovues dhe të vihet në zbatim të plotë në çdo metër katror të territorit. /S.Lleshi/Start/
2011-02-03 15:59