E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prendi: Garda nuk ka qëlluar mbi turmën

“Në mënyrë të vazhdueshme kam qenë në komunikim me ministrin e Brendshëm të cilin e kam informuar në vijimësi. Porosia e tij ka qenë ruajtja e gjakftohtësisë çka e kam përcjellë tek efektivat”, tha Ndrea Prendi në komisionin hetimor parlamentar.

 Ai siguroi se atë ditë nuk është qëlluar turmën. “Përreth 2 orë nga goditjet e vazhdueshme deri edhe bomba tymuese dhe helmuese, goditje me të gjitha mjetet, nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga efektivët e Gardës së Republikës, por ka pasur vetëm mjekime dhe rikthim në detyrë për të mbrojtur objektin. Edhe në rastet kur është shkatërruar porta, janë djegur pemë dhe është tentuar të shkatërrohet gardhi, veprimet e Gardës kanë qenë më shkopinj gome për të mos lejuar hyrjen e tyre brenda territorit”, është shprehur Ndreu.

“Atë ditë është bërë thirrje me megafon dhe jam informuar se po bëhet çdo përpjekje që demonstruesit të mos futen në territorin brenda objektit. Jam informuar se hapja e zjarrit në ajër është bërë pasi ata janë futur brenda territorit dhe spostimi i tyre është bërë me mjetet të tjera... Më pas është qëlluar me fishekë manovër në ajër dhe ka vazhduar me fishekë luftarakë po në ajër. Dhe kjo vërtetohet edhe nga pamjet, sepse po të ishte qëlluar mbi turmën do ishte tjetër gjë”, theksoi Ndreu.

Duke folur për ndryshim e truprojave të kryeprokurores, Prendi deklaroi se pas ngjarjeve të 21 janarit janë shtuar masat ndaj personaliteteve shtetërore.  "Pas datës 21 janar efektivat e Gardës janë në gatishmëri me plane shërbimi shtesë në mbështetje të shërbimeve permanente për çdo situatë", theksoi Prendi.     Ai sqaroi se nisur nga situata, për të gjitha personalitetet e larta shtetërore, përfshi këtu dhe kryetarin e opozitës, janë vendosur masa shtesë maksimale mbi bazën e cilësisë apo sasisë së kërcënimit. Kështu, janë vendosur masa shtesë sigurie për kryetarin e SHISH, Prokuroren e Përgjithshme, etj", tha komandanti i Gardës. /Start/

                                                                                             2011-02-03 22:12
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›