E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Basha përgjegjës për vrasjen e protestuesve

Gjatë ditës së sotme, ministra Basha bëri të ditura rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, në luftë kundër lëndëve narkotike.

“Ndërkohë që të gjithë shqiptarët presin të shohin para bankës së të akuzuarve përgjegjësit e krimit të 21 janarit, Lulëzim Basha ky personazh tragjik-komik gjen kurajën njëlloj si padroni i tij në mënyrë krejtësisht të paskrupullt dhe të paturpshme të flasë për suksese. Shqiptarët tashmë e dinë mirë se ishe urdhëruesi i hapjes së zjarrit përpara protestuesve të paarmatosur”, tha deputeti Eduard Shaslis.

Sipas tij, ministri i Brendshëm, vrau dhe plagosi jo vetëm protestuesit, por keqtrajtoi dhe keqpërdori edhe Policinë e Shtetit edhe Gardën e Republikës, duke i larguar nga misioni i tyre fisnik dhe duke i vënë në shërbim të qëllimeve të errëta të tij.

“Ky njeri përgjegjës për mosdorëzimin e 6 titullarëve të gardës, duke moszbatuar urdhrin për ndalimin e tyre, nuk do të mund ti fshihet gjykimit për shumë kohë. Herët ose vonë do të përballet me drejtësinë. Herët ose vonë do të japë llogari deri në një përpara shqiptarëve”, përfundoi ai./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-03 17:02
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›