E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Plani urban zhvillon ekonomine dhe krijon vende pune

Moment historik e ka cilësuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha prezantimin e planit të pwrgjithshwm urban të kryeqytetit, i cili do të t’i shërbejë zhvillimit ekonomik, mirëqënies, dhe mbi të gjitha krijimit të vendeve të punës, të cilat janë prioritet i Bashkisë.

“Kam kënaqësinë të çel këtë takim në 22 vitet e fundit të kryeqyetit tonë. Një moment historik për vetë problematikat që ajo mbart në ëktë periudhë kohe, por edhe për sfidat me të cilat përballet realiteti ynë”-e nisi prezantimin e tij kryebashkiaku Basha.

Ai e cilësoi planin e ri urban të Tiranës mjaft të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të saj, i cili prej kohësh ka vuajtur frenimin ekonomik dhe ka dhënë shenja lodhjeje për shkak të politikës së ndjekur në këto vite.

Basha theksoi se plani i ri ka një filozofi të re që synon bashkëpunimin me njësitë vendore, të adresojë shqetësimet e qytetarëve dhe të zgjidhë konfliktin mes privatit dhe publikut.

“Plani rregullues, i cili u realizua brenda 10 muajsh është gjithëpërfshirës dhe ka si synim një Tiranë metropolitane, ku përfshihet ndërtimi dhe hapësirat e gjelbra” –heksoi Kryebashkiaku, ndërsa shtoi se ky plan do t’i japë një vizion të qartë urban kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›