Kryeministri Berisha pret drejtorin e Keshillit Shqiptaro-Amerikan
Kryeministri Berisha zhvilloi një takim, me Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Avni Mustafajn, ndërsa mori dhe përshëndetjet më të ngrohta të anëtarëve të Këshillit, si dhe vlerësimin për kontributin e Kryeministrit në forcimin e marrëdhënieve me diasporën në SHBA.
Kryeministri Berisha i shprehu zotit Mustafaj vlerësimin për të gjithë kontributin e rëndësishëm dhe mbështetjen që Këshilli Shqiptaro-Amerikan, por edhe e gjithë diaspora shqiptare në SHBA i ka dhënë Shqipërisë, në të gjithë këtë periudhe të zhvillimeve demokratike, por edhe çështjes shqiptare në tërësi.